Llogaritë e skuadrave pretendente/ Partizani do vendin e dytë, Egnatia kërkon “hakmarrjen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 11:59

Llogaritë e skuadrave pretendente/ Partizani do vendin e dytë, Egnatia kërkon “hakmarrjen”

Sot, në orën 15:00 Partizani dhe Egnatia luajnë betejën e fundit mes tyre për sezonin e rregullt. Dy skuadrat më të shtrenjta të futbollit shqiptar, që së bashku kushtojnë 11 milionë euro, do të përplasin brirët për të provuar edhe njëherë të tregojnë se cila është më e forta, pas 3 barazimeve në kampionat.

egnatia partizani

Kjo sfidë është më e rëndësishme për Partizanin, që luan shanset e fundit për të qëndruar në garë për vendin e dytë. Nga ana tjetër, Egnatia kërkon të “blindojë” kreun, pas disa javësh në vështirësi. Edhe aspekti emocional në këtë ndeshje është vend imtar. Skuadra që e fiton, merr një bonus të madh psikologjik.

Egnatia do të luajë fort për ta “zhytur” Partizanin nën vendin e dytë, si “hakmarrje” për atë humbje dramatike në Superkupë, dhimbje që s’është shuar ende. Gjithashtu, në Rrogozhinë do të preferonin më shumë që Partizani të renditej i treti sesa i dyti, pasi në rast përballje mes të dyjave në gjysmëfinale, rrogozhinasit do të kishin në dorë avantazhin e barazimit. Vendi i tretë e largon Partizanin me finalen e madhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"