Postuar: Nëntor 4, 2017 | 20:44
Liverpuli shkatërron Uest Hemin dhe rikthen qetësinë tek Klop (VIDEO)
Liverpuli mori një fitore të rëndësishme sot, në transfertë përballë Uest Hem. Forma jo e mirë e javëve të fundit kishin karikuar të kuqtë, dhe rezultat 1-4 dëshmon dëshirën për ta fituar këtë ndeshje.
Dy herë Salah, Matip dhe Oksleid-Çambërlein siguruan tri pikët për Jurgen Klop, edhe pse skuadra mbetet në vendin e 6-të në renditje. Ndërkohë, më poshtë edhe të gjitha sfidat e tjera të ditës së sotme në Premier Ligën Angleze.
REZULTATET
Stouk Siti 2-2 Lestër
Hadërsfild 1-0 Uest Brom
Njukasëll 0-1 Bornemuth
Sauthempton 0-1 Bërnli
Suonsi 0-1 Brajton
Uest Hem 1-4 Liverpul
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"