Liverpuli nis misionin “Europian” nga Praga, Jyrgen Klop flet për gjendjen e Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 11:15

Liverpuli nis misionin “Europian” nga Praga, Jyrgen Klop flet për gjendjen e Salah

Rikthehen mbrëmjet europiane për Liverpulin, ndërsa kryesuesit e Premier Ligës udhëtojnë për t’u përballur me kampionët e Çekisë sot në orën 18:45 në 1/8-at e Ligës së Europës.klop

Anglezët u kualifikuan si fitues të Grupit E së bashku me Tuluzën. Ky është rasti i katërt që “reds” kualifikohen si fitues i grupeve të këtij kompeticioni, pas sezoneve 2010- 11, 2012-13 dhe 2015-16. Liverpuli synon të arrijë në çerekfinale të një kompeticioni europian për herë të 28-të në historinë e vetë.

Jyrgen Klop përshëndeti përfshirjen e Mohamed Salahut për ndeshje në Pragë. Sulmuesi egjiptian ishte pjesë e skuadrës prej 23 lojtarësh që udhëtoi në Çeki pasditen e djeshme për ndeshjen me Spartën e Pragës. Ai kishte humbur katër ndeshjet e fundit të klubit pasi pati një problem në fitoren 4-1 në Brentford muajin e kaluar.

“Po, Mo udhëtoi. Ai është me ne, është stërvitur prej dy ditësh, kështu që është plot energji. Duhet të shohim”, tha Klop. “Por është shumë mirë që ai është kthyer, kjo është shumë mirë për ne dhe mund ta shihni në fytyrën e tij se ai është shumë i lumtur. Le të shohim sa minuta mund të luajë”.

Liverpulit i rikthehet edhe Dominik Sobozlai pas një tërheqjeje muskulore në muskujt e pasmë të kofshës. Mesfushori hungarez u aktivizua në minutën e 76-të gjatë fitores 1-0 ndaj Notingem Forestit të shtunën e kaluar në Premier Ligë. “Është mirë që ai është kthyer”, tha Klop.

“Atij i pëlqen të luajë futboll. E ka shumë të vështirë kur dëmtohet. Nuk kishte një dëmtim të dhimbshëm, por thjesht nuk e lejonte të stërvitej siç duhej. Ishte një problem muskulor. Pra, kjo është arsyeja pse duhej të ishim të kujdesshëm në riaftësimin e tij, sepse nëse do ta kishit pyetur Domin, ai mund të ishte stërvitur plotësisht me ekipin për dy ose tre javë, por të gjitha këshillat mjekësore na thanë jo, duhet të presim. Dhe kjo është ajo që bëmë. Tani ai është kthyer, për të gjitha të tjerat do të shohim”.

rfewy

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"