VIDEO/ Nuk ka fitues në “Redi Maloku”, Kastrioti dhe Laçi ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 17:47

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Redi Maloku”, Kastrioti dhe Laçi ndajnë pikët

Ka përfunduar në barazim 1-1, “derbi” mes Kastriotit dhe Laçit, i vlefshëm për javën e pestë të  Kategorisë Superiore. Një përballje tepër e luftuar, por pa shumë raste të rrezikshme.

Ndeshja

Në fundin e pjesës së parë, Emiljano Çela u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë, ndërkohë në minutën e 65-të Najdenov barazoi forcat në fushën e lojës, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Duhet të vinte minuta e 79-të ku Zhunior me një gjuatje të bukur nga jashtë zonës, të kalonte në avantazh skuadrën krutane. 1 minutë para fundit ishte Fangaj që shpëtoi Laçin nga humbja duke gjetur golin e barazimit. Një barazim tepër i luftuar nga të dyja skuadrat.

42485903_1844879848961557_5835064314041466880_n

Kastrioti – Laçi 1-1

Zhunior 79′ / Fangaj 89′ 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë

89′ GOOOOOL LAÇI 1-1. Fangaj barazon shifrat në “Redi Maloku”, i cili merr një top nga Smaçi dhe nga e djathta nuk fal duke shënuar në portën e krutanëve. 

79′ GOOOOL KASTRIOTI 1-0. Zhunior kalon në avantazh kutranët me një gol mjaft të bukur. 

75′ Goditje dënimi, Çutra provon me një predhë, por Selmani mban në lojë Laçin, duke e grushtuar topin në këndore.

65′ Edhe Laçi me 10 lojtarë, Najdenov ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Zhunior. 

Kartoni i kuq i Lacit on Vidnews.

63′ Naidenov depërton bukur në zonë dhe gjuan fuqishëm, por topi shkon mbi kuadrat.

60′ Atsina provon me një gjuajte të rrezikshme, por pret portieri Selmani.

55′ Edhe pse me 10 lojtarë, Kastriotit provon herë pas here të ndërmarë sulme, për të gjetur golin e avantazhit.

49′ E pabesueshme çfarë ka humbur Najdenov, i cili me portën e boshatisur e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45+2′ Kastrioti me 10 lojtarë, Emiljano Çela ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Fangajt.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Mersinaj provon me një gjuajtje të bukur, por reagon mjaft mirë Kuka që i mohon golin e avantazhit kurbinasve.

37’ Najdenov reagon keq në mesfushë duke shtyrë Shehun dhe gjyqtari i jep karton të verdhë.

33’ Mundësi kundërsulmi për Laçin, por në hyrje të zonës janë kurbinasit që ngatërrohen duke humbur mundësinë e mirë.

25′ Xhixha merr një top të bukur nga Shtubina dhe del i vetë përballë portës, por ndërhyn mbrojtja e Kastriotit duke e larguar topin në këndore.

20′ Ulet rendimenti i ndeshjes me ndërprerje të shumta për shkak të faulle në mesfushë.

10’ Krosim në zonën e Laçit, godet me kokë Marku por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

8’ Galego shkakton një goditje dënimi ndaj Elerit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

4′ Kastrioti provon të rrezikojë në portën e Selmanit, por largojn rrezikun mbrojtësi Mersinaj.

1′ Ka startuar takimi në Fushë-Krujë.

Formacionet:

Kastrioti: Kuka, Shehi, Lila, Stijepoviç, Shehu, Marku, Gallego, Roxher, Atsina, Çela, Mziu. Trajner: Elvis Plori

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Mersinaj, Eller, Najdenov, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi

 

42335815_1844813488968193_3844877018554433536_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"