Lila: Spanjollët të pagabueshëm, Pogba as u afrohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2016 | 0:13

Lila: Spanjollët të pagabueshëm, Pogba as u afrohet

Për Andi Lilën, Shqipëria sonte u mund nga një kundërshtar praktikisht i pagabueshëm. Në mikrofonin e TVSH-së pas humbjes 2-0 përballë Spanjës, mesfushori kavajas u shpreh i bindur se megjithatë gjërat mund të kishin shkuar krejt ndryshe sikur kuqezinjtë të kishin rezistuar edhe 20 minuta.

Lila

“Spanja është një ekip që nuk bën kurrë gabime dhe nuk të lë asnjë mundësi. Gjithsesi, jam i kënaqur me pjesën e parë. Sikur të kishim rezistuar edhe 15-20 minuta, jam i bindur se gjërat do të kishin shkuar shumë ndryshe”, tha 30-vjeçari.

Prova e radhës për Kombëtaren është ajo kundër Izraelit më 12 nëntor po në “Qemal Stafa” dhe Lila është i bindur se ekipi ynë do të dalë me tri pikë nga ky duel. “Ne nuk dorëzohemi dhe do të korrigjojmë gabimet në ndeshjet e radhës. Me Izraelin do të fitojmë patjetër”, u zotua Andi Lila.

lila vs Buskets

Ai ka pasur rast të përballet në fushë me shumë yje gjatë karrierës së tij, mes të cilëve edhe me lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Pol Pogba. Megjithatë, mesfushori kuqezi është i bindur se spanjollët janë nivel tjetër. “Spanjollët janë shumë më lart. Pogba as u afrohet, nuk ka lidhje me ta. Kurse Injestën nuk kisha detyrë ta mbuloja një për një, por qëlloi të përplaseshim ngaqë ai luajti në të majtë e unë në krahun e djathtë”, u shpreh Lila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"