Lika: Nuk jemi për mbijetesë, Vllaznia ka më shumë kualitet se ekipet e tjera të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 16:32

Lika: Nuk jemi për mbijetesë, Vllaznia ka më shumë kualitet se ekipet e tjera të Superiores

Gilman Lika ishte  “heroi” i fitores së sotme me golin e realizuar në minutat e fundit të lojës. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes, shkodrani u shpreh i bindur se Vllaznia është një ekip me kualitete dhe nuk është për të rënë nga kategoria.

Lika

Ringjallja e Vllaznisë

“Ketë e kam thënë edhe kur kemi qënë në momente të vështira, që ky ekip nuk është për të rënë nga kategoria. Me kalimin e ndeshjes do përmirësohemi akoma më shumë.”

Roli i sulmuesit të fshehur te Vllaznia dhe ecuria e skuadrës

“E rëndësishme është të bëhen golat. Kur thuhet mungon një sulmues goli, përgjegjësi kanë të gjithë edhe mesfushorët. Kemi çaluar shumë në pjesa e finalizimit. Unë personalisht kam besim se pavarësisht pozicionit që kemi në renditje, nuk jemi për mbijetesë. Ky ekip ka kualitet që ndoshta shumë ekipe të tjera nuk e kanë. Duhet të rimë me këmbë në tokë. Çdo ndeshje është e vështirë.

Mungesa e pasimeve vertikale

“Është një problem që duhet ta korrigjojmë. Këtë ndeshje nuk patëm shumë vertikalizime. Ndeshjen me Lushnjën kishim 7-8 raste për gol. Ekipi sot nuk krijoi raste, pavarësisht se e dominuam ndeshjen.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"