LIGA E KONFERENCËS/ Zhegrova realizon supergol, Jorgji nuk i kursen kartonët e kuq. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 23:58

LIGA E KONFERENCËS/ Zhegrova realizon supergol, Jorgji nuk i kursen kartonët e kuq. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën prej orës 18:45, katër duelet e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Ligës së Konferencës ku u shënuan në total 11 gola.  

 

Konference

Takimi më i rëndësishëm është ai i Amsterdamit mes Ajaksit dhe Aston Vilës, që u mbyll në barazim pa gola, teksa të dy pretendentët kryesorë luajtën finalen e parakohshme që nuk prodhoi fitues në aktin e parë. Drejtësi në këtë takim vendosi Enea Jorgji, i cili u ndihmua nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si anësorë, ndërsa Eldorjan Hamiti ishte arbitër i katërt.

Vlen të theksohet fakti se Jorgji nxorri nga xhepi edhe dy kartona të kuq, respektivisht në minutat 83 për Konsan e Aston Vilës dhe në minutën e 86-të për Guijerin e Ajaksit. Të dy këta futbollistë u përjashtuan pas ndëshkimit me nga dy kartonë të verdhë. 

Në duelet e tjera, Moldes, Makabi Tel Aviv dhe Lila arritën fitore të arta, duke ecur drejt kualifikimit në raundin tjetër . 

REZULTATET”

AJAKS 0-0 ASTON VILA

Kartoni i kuq i Guizher (VIDEO)

Kartoni i kuq i Konsës (VIDEO)

STURM GRAC 0-3 LILË

David 29′, 51′, Zhegrova 71′

Goli i Zhegrovës (VIDEO)

Goli i dytë i David (VIDEO)

Goli i parë i David (VIDEO)

OLIMPIAKOS 1-4 MAKABI TEL-AVIV

El Kabi 13′ / Zahavi 4′, 30′, Sahahr 9′, Peretz 74′

MOLDE 2-1 KLUB BRYZH

Stenevik 43′, Gulbrandsen 90+2′ / De Kujper (P) 84′

FORMACIONET ZYRTARE:

AJAKS-ASTON VILA

 1

STURM GRAC-LILË

 2

OLIMPIAKOS-MAKABI TEL-AVIV

3

MOLDE-KLUB BRYZH

4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"