LIGA E KONFERENCËS/ Partizani zbret në fushë, ja kur luhet dueli i Europës mes “demave” dhe Atletik Eskaldes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 8:20

LIGA E KONFERENCËS/ Partizani zbret në fushë, ja kur luhet dueli i Europës mes “demave” dhe Atletik Eskaldes

Partizani vazhdon ditën e sotme aventurën në Ligën e Konferencës pas eliminimit nga BATE në Champions. “Demat” do të zbresin në fushë në orën 17:00, aty ku do të ndeshen me skuadrën e Atletik Eskaldes, në Andorrë.

atletik eskaldes partizani

Të besuarit e Zoran Zekiç shihen si favoritë në këtë duel, me një fitore të mundshme sot që do t’i jepte siguri në sfidën e kthimit.

Nëse do të kualifikohet, atëherë Partizani do të ndeshet me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera.

ATLETIK ESKALDES – PARTIZANI 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"