Liga e Konferencës mëson 16 ekipet që mbeten në garë, ja si ndahen vazot në shortin e të premtes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 0:14

Liga e Konferencës mëson 16 ekipet që mbeten në garë, ja si ndahen vazot në shortin e të premtes

Liga e Konferencës ka plotësuar sot listën me 16 emrat e kualifikuar në turin tjetër me eliminim direkt të turneut, me çiftet që do të caktohen në shortin që hidhet nesër në orën 13:00 në Nion të Zvicrës.

konference lige shorti

Në vazon e parë të shortit janë vendosur ekipet që fituan grupet përkatëse në fazën e mëparshme, me emra të rëndësishëm si Aston Vila, Fiorentina apo Fenerbahçe të cilët hyjnë në garë.

Edhe në këtë fazë, rregullorja parashikon që të mos ketë përballje mes ekipeve të të njëjtit shtet që gjenden në vazo të ndryshme gjatë shortit. Ndeshjet e turit tjetër do të luhen më datat 7 dhe 14 mars.

VAZO 1
Aston Vila, Klub Bryzh, Fenerbahçe, Fiorentina, Lilë, Makabi Tel-Aviv, PAOK, Viktoria Plzen

VAZO 2
Ajaks, Dinamo Zagreb, Makabi Haifa, Servet, Shturm Grac, Molde, Olimpiakos, Rojal Union

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"