LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani në grupe si ekipi me koeficientin më të ulët, mësohen kundërshtarët për shortin e nesërm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 23:57

LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani në grupe si ekipi me koeficientin më të ulët, mësohen kundërshtarët për shortin e nesërm

Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja ka përsëritur për të dytin vit radhazi mrekullinë duke u kualifikuar në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës kanë kaluar pa vështirësi BATE Borisov në play-off dhe kanë siguruar edhe një herë pjesëmarrjen në fazën tjetër të aktivitetit.

conference league shorti

Skuadra kosovare, e nis edhe këtë edicion si ekipi me koeficientin më të ulët të fazës në grupe, vetëm 3, ndaj do të pozicionohet në vazon e katërt në shortin që hidhet këtë të premte, më 1 shtator.

Ndërkohë, në vazot e tjera nuk mungojnë emra të njohur pasi ka skuadra si Eintraht Frankfurt që fitoi Ligën e Europës dy vite më parë, apo Lilë, Fenerbahçe, Fiorentina finaliste e edicionit të kaluar dhe Aston Vila që kërkon një tjetër sukses britanik në këtë aktivitet.

VAZO 1
Eintraht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Klub Bryzh, AZ Alkmar, Gent, Fenerbahçe, Lilë, Ferencvarosh

VAZO 2
PAOK, Slovan Bratislava, Makabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Aston Vila, Ludogorets, Fiorentina, Bodo/Glimt

VAZO 3
Genk, Zoria, Astana, Beshiktash, HJK, Legia, Spartak Trnava, Olimpija Ljubljana.

VAZO 4
Zrinjski, Klaksvik, Aberdin, Çukariçki, Lugano, Breidablik, Nordsjelland, Ballkani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"