LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani luan shansin e fundit për kualifikim, në fushë edhe Legia e Muçit. Ja të gjitha sfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 10:30

LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani luan shansin e fundit për kualifikim, në fushë edhe Legia e Muçit. Ja të gjitha sfidat

Liga e Konferencës luan sfidat e fundit në grupe, me shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin, përfshirë këtu edhe Ballkanin e Ilir Dajës.

Konference

Në orën 21:00, kampionët e Kosovës luajnë në transfertën kroate përballë Dinamos së Zagrebit dhe një fitore e mundshme, plus një rezultat negativ të Astanës përballë Plzen do t’i mundësonte kualifikimin historik Ballkanit.

Në fushë zbret dhe Legia e Ernest Muçin, me polakët që presin AZ Alkmarin dhe një barazim do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar më tej.

Gjithashtu mbrëmjen e sotme luajnë dhe pretendentët për ta fituar këtë trofe si Aston Vila, Aintraht Frankfurti, Fiorentina etj.

NDESHJET:

18:45 Aberdeen – Eintracht Frankfurt

18:45 Fenerbahce – Trnava

18:45 Ferencvaros – Fiorentina

18:45 Genk – Cukaricki

18:45 Legia – AZ Alkmaar

18:45 Ludogorets – Nordsjaelland

18:45 PAOK – HJK

18:45 Zrinjski – Aston Villa

21:00 Club Brugge KV – Bodo/Glimt

21:00 D. Zagreb – FC Ballkani

21:00 FK Zorya Luhansk- Breidablik

21:00 Lille – Klaksvik

21:00 Lugano – Besiktas

21:00 Maccabi Tel Aviv – Gent

21:00 Plzen – FC Astana

21:00 Slovan Bratislava – O. Ljubljana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"