Liga e Europës/ Roma e pëson në fund, Arsenali e nis me fitore, njihuni me rezultatet e ndeshjeve të para në grupe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 20:15

Liga e Europës/ Roma e pëson në fund, Arsenali e nis me fitore, njihuni me rezultatet e ndeshjeve të para në grupe

Liga e Europës ka startuar ditën e sotme ku ndeshet e para kanë prodhuar gola dhe rezultate surprizuese.

EUROPA LIGE

Roma e Zhoze Murinjos është mposhtur në sfidën e parë ndaj skuadrës së Ludogores e cila gjeti golin e fitores në minutën e 88-të, me italianët që e nisin kështu në mënyrën më të keqe të mundshme këtë kompeticion.

Arsenali bëri detyrën ndaj Zyrihut duke e mposhtur me rezultatin 1-2, ndërsa Fenerbahçe rrëmbeu një fitore të vyer në minutat e fundit të sfidës ndaj Dinamo Kiev.

REZULATET:

Grupi A:

Zyrih-Arsenal 1-2

PSV-Bodo/Glimt 1-1

Grupi B:

Laranca-Rene 1-2

Fenerbahce-Dinamo Kiev 2-1

Grupi C:

HJK-Betis 1-2

Ludogorets-Roma 2-1

Grupi D:

Malmo-Braga 0-2

Union Berlin-Rojal Union 0-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"