Liga e Europës për pará dhe prestigj, 3 arsye përse i duhet Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 14:15

Liga e Europës për pará dhe prestigj, 3 arsye përse i duhet Milanit

Të enjten, më 11 prill, në orën 21:00, Milani i Stefano Piolit do të luajë ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Europës 2023-2024 kundër Romës. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e pestë në turne pasi eliminuan Slavian Pragën dhe më përpara akoma skuadrën franceze Ren në ndeshjen e dyfishtë play-off. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë një pasqyrë të arsyeve pse “Djalli” mund dhe duhet të synojë trofeun, kupa e vetme ndërkombëtare që ende mungon në vitrinën e klubit.

SSC Napoli v AC Milan: Quarterfinal Second Leg - UEFA Champions League

PËR PARA – Fitimi i Ligës së Europës do ta bënte Milanin më të pasur. Në vitrinën e trofeve (do të ishte trofeu i 190- të ndërkombëtar, i vetmi i pafituar ndonjëherë në historinë e klubit) dhe në buxhet. Mund të mos jenë 130 milionë eurot e Champions-it 2022-2023, por janë të paktën 40. Një bazë e shkëlqyer për të financuar blerjen e sulmuesit të ri për verën e ardhshme. Milani do të arrinte atje me çmimet e UEFA-s (1.7 milionë euro për “play off” dhe kalimin në fazën e 1/8-ave, 1.8 të tjera për kualifikimin në çerekfinale, 2.8 për gjysmëfinalet, 4.6 për finalen, 4 të tjera në rast të fitores së kupës). Gjithsej 14.9 milionë euro, ku duhet shtuar të drejtat e imazhit (5-10 milionë euro) dhe pjesëmarrja në Superkupën e Europës (3.5). Për më tepër, arkëtimet: duke mbledhur të gjithë aspektet, pra, do të arrinim në rreth 40 milionë. Dhe fitimet sezonale nga kupat europiane do të kalonin 100 milionë eurot. Jo keq.

PANKINA – Më pas, Pioli duhet të fitojë Ligën e Europës me Milanin për të mbajtur pankinën kuqezi. Një vit më parë, kundër Totenhemit në Ligën e Kampionëve, “Djalli”, i cili sapo kishte dalë nga një periudhë e tmerrshme, arriti të gjente qëndrueshmëri në mbrojtje dhe kaloi në gjysmëfinale kundër Interit. Të enjten, Leao me shokë do të përballen me Romën që nuk është rivali më i mirë që mund të kishin peshkuar në shortë. Është mënyra më e mirë për të hyrë në “zonën e Pioli”, atë të finaleve të sezonit të rritje. Trajneri ka arritur të qëndrojë nja dy herë në detyrë pikërisht me një fundsezoni të mirë prandaj nuk përjashtohet që me fitoren në Europë të mund të përfundojë edhe këtë mision tjetër në dukje të pamundur.

DIKUSH DI SI FITOHET – Milani mund të fitojë Ligën e Europës, sepse në ekip ka nga ata që e kanë bërë më parë. Ata janë Ruben Loftus-Çiek dhe Olivie Zhiru, protagonistë në fitoren e Çelsit në 2019. Sulmuesi francez, në atë edicion të turneut, shënoi 11 gola në 14 ndeshje. Mesfushori ishte një faktor gjatë gjithë sezonit, por humbi finalen në Baku për shkak të një dëmtimi të rëndë. Të dy u tregojnë kuqezinjve rrugën drejt një trofeu kontinental, duke qenë se të gjithë bashkëlojtarët e tyre kanë pak përvojë. Përveç Kristian Pulisiçit, Teo Hernandezit, Luka Joviçit dhe Samuel Çukvueze të tjerët kanë njohuri të pakta që në këto nivel mund të rezultojnë vendimtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"