LIGA E EUROPËS/ Fund dramatik për Romën, Junajtid “leksion” Partizanit të Beogradit. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 23:02

LIGA E EUROPËS/ Fund dramatik për Romën, Junajtid “leksion” Partizanit të Beogradit. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën në orën 21:00, 11 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës. Përballje tepër interesante ku nuk munguan surprizat. Minutat e fundit, janë kthyer në “makth” për Romën e Fonsekës, e cila ashtu si në ndeshjen e parë, ndaj Mynshenglabahut, edhe në sfidën e sotme, pësoi gol në minutën e 95-të. Kryeqytetasit e Italisë, u mposhtën me rezultatin 2-1.

europa league

Në përballjet e tjera, spikat fitorja 3-0 e Junajtid ndaj Partizanit të Beogradit, si dhe triumfi me goleadë 6-0 i Espanjolit ndaj Ludogorets.

REZULTATET:

BORUSIA MYSHENGLABAH – ROMA 2-1

Fazio 35′ (autogol), Thurama 90+5′ / Fazio 64′ 

BRAGA – BESHIKTASH 3-1

Paulinjo 15′, 37′, Eduardo 81′  / Bojd 29′ 

ESPANJOL – LUDOGORETS 6-0

Melendo 5′ , Lopez 19′ , Vargas 36′ , Kampuzano 52′ , Pedrosa 73′, Ferreira 76′  

FERENCVAROSH- CSKA 0-0

FEJNORD – JANG BOJS  1-1

Berghuis 18′ (p) / Spielman 71′ 

MANÇESTER JUNAJTID – PARTIZANI I BEOGRADIT  3-0

Grinud 22′,  Marsial 33′ , Rashford 49′ 

OLEKSANDRIA – ST.ETIEN 2-2

Bezborodko 84′, Zaderaka 90+2 / Khazri 23′ , Kamara 73′ 

REJNXHËRS-PORTO 2-0

Moraesh 69′, Dejvis 73′

VOLFSBERGER-BASHAKSHEHIR  0-3

Viska 73′ (p), Kriveli 84′, 87′ 

VOLFSBURG-GENT 1-3

Zhoao Viktor 20′  / Jaremçuk 50′, Depoitre 65′ , Ngadue-Ngadjui 76′  

VOLVES-SLOVAN BRATISLAVA 1-0

Jimenez 90+2′ 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"