Liga e Europës/ Bashakshehiri plotëson shortin, kualifikohet pas 210 minutash lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 21:25

Liga e Europës/ Bashakshehiri plotëson shortin, kualifikohet pas 210 minutash lojë

Janë mbyllur 7 ndeshjet e Ligës së Europës, teksa janë zbuluar skuadrat e para që kalojnë në raundin tjetër të këtij kompeticioni.europa league

Roma ka arritur pritshmëritë ndaj belgëve të Gent, teksa ka barazuar 1-1 dhe ka kaluar në fazën tjetër, falë ndeshjes së fituar në takimin e parë që u zhvillua në Itali.

Kualifikim ka arritur edhe Bajer Leverkusen, të cilët kanë mposhtur në transfertë Porton me rezultatin 1-3, pasi kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-1. Bazeli që e kishte formalitet kalimin në raundin tjetër, ka mposhtur edhe në këtë ndeshje APOEL-in, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Espanjoli pavarësisht fitores 3-2 ndaj Uolves, përsëri nuk ia doli të kalojë në raundin tjetër, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 4-0 për anglezët.

Austriakët e LASK kanë arritur të fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj AZ Alkmar dhe kalojnë në raundin tjetër.

Uolfsburgu nuk e vuri asnjëherë në dyshim kualifikimin, teksa pas ndeshjes së parë 2-1, këtë ndeshje e fituan 3-0 dhe kualifikohen.

Turqit e Bashakshehirit u kualifikuan pas 210 minutash lojë duke siguruar kalimin në fazën e 1/16-ave ndaj Sporting Lisbonës me rezultatin total 5-4.

(AET) Bashaksehir-Sporting 4-1 

Skërtel 30′, Aleksiç 45′, Viska 90′, 118′ / Vieto 68′

FT| Bazel-APOEL 1-0

Frej 38′

FT| Espanjol-Uolves 3-2

Kalleri 16′, 57’/ Traore 21′, Doherty 79′

 

FT| Porto-Leverkusen  1-3
Marega 65’/ Alario 11′, Demirbaj 50′, Haverc 58′

FT| Gent-Roma 1-1

David 25’/ Klajvert 29′

FT| LASK- AZ Alkmar 2-0

 Raguz 42′, 50′


 

FT| Malmo-Uolfsburg 0-3

Brekalo 41′, Gerhardt 66′, Viktor 70′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"