Lëvizjet në merkato, Apolonia bën “pazar” te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2022 | 23:25

Lëvizjet në merkato, Apolonia bën “pazar” te Partizani

Apolonia po shtohet dita-ditës. Mungojnë afrime “big”, por jo afrimet. Në seancën e djeshme, është parë Fernando Ndrejaj. Mirditori vjen nga Partizani U-21, ekip që është drejtuar deri pak kohë më parë nga Klevis Dalipi.

235785

Pozicioni i tij është sulmues, por ai mund të luajë pa problem edhe në mesfushë. Prej vitit 2019 është aktivizuar me “demat” dhe është një njohje e vjetër e trajnerit. Mirditori në sezonin 2016-2017 ka luajtur me FC Internacional Tirana dhe më pas në sezonet 2017-2019 ka kontribuar për Akademinë e Futbollit. Akord përfundimtar me 21-vjecarin nuk ka, pasi do të jetë në provë për disa ditë.

Largimi i disa sulmuesve si Redon Mihana e Rimal Haxhiu, por edhe huazimi i mesfushorit Mariel Sota e detyron Apoloninë të mendojë për lojtarë të tjerë në repartin ofensiv. Fjala e fundit i takon stafit dhe drejtuesve fierakë. Nëse kalon “klasën”, mund të flitet për kontratë. Sakaq, Apolonia është duke mbyllur javën e tretë të fazës përgatitore. Me nga dy seanca në ditë, grupi është duke marrë ngarkesa të larta.

unnamed8

Dje paradite orët lojtarët u stërvitën në palestër dhe përgatitësi atletik më shumë u fokusua në anën fizike, ndërsa pasdite u zhvendosën në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Pas disa ushtrimesh izometrike dhe aerobike, ekipi zhvilloi vrapime dhe ushtrime të ndryshme me topin. Numri një i pankinës fierake i ka ndarë lojtarët në dy skuadra dhe më pas ka zhvilluar një minindeshje. Nga fillimi e deri në fund, ai i udhëzoi me kujdes lojtarët për lëvizjet e tyre në fushën e lojës.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"