Lëvizje surprizë në merkato, 3 herë kampioni i Kosovës largohet nga Shkëndija pas vetëm 6 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 20:36

Lëvizje surprizë në merkato, 3 herë kampioni i Kosovës largohet nga Shkëndija pas vetëm 6 muajsh

Ardian Limani nuk është më një lojtar i Shkëndijës së Tetovës. Lajmin e konfirmon vetë klubi tetovar me një postim në rrjete sociale ku njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin dardan.

Shkendija

Limani, i cili është shpallur 3 herë kampion në futbollin kosovar, u afrua me bujë te skuadra kuqezi, teksa aventura e tij me tetovarët zgjati vetëm 6 muajsh. Gjasat janë të mëdha që Limani të rikthehet në Kosovë, por nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë transferimi surprizë në futbollin shqiptar.  

30-vjeçari ka një karrierë të suksesshme, sidomos në Kosovë ku ka fituar 3 her titullin kampion, 2 me Dritën dhe 1 me Ferronikelin. Edhe pse gjatë aventurës 6 mujore te Shkëndija, Limani u aktivizua titullar në 18 ndeshje duke regjistrua 1531 minuta, palët vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin.  

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TETOVAR:  

Mbrojtësi kosovar Ardian Limani nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.  Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. 

 Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme.  Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metejshme në sfidat e tij të ardhshme. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"