Lëvizja e papritur/ Transferimi i Mesit te PSG-ja shkon në Gjykatën Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 14:32

Lëvizja e papritur/ Transferimi i Mesit te PSG-ja shkon në Gjykatën Europiane

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian do të zhvillojë një seancë publike më 18 tetor të këtij viti në lidhje me transferimin e Lionel Mesit nga Barcelona te Paris SG-ja në vitin 2021.

MESI 1

Kjo nismë është ndërmarrë nga një grup ortakësh francezë të klubit të Barcelonës, të cilët kanë vendosur të denoncojnë në gjykatë një fakt të tillë.

Sipas informacioneve nga programi “Que t’hi jugues”, në “SER Katalonia”, bazuar në deklaratat e Huan Brankos, avokat i grupit nismëtar, tifozët e Barçës denoncuan mungesën e kushteve të barabarta në garë për shkak të ndryshimeve të ligjeve tatimore në dy vende, Spanjë dhe Francë, si dhe të kufirit të pagave dhe aplikimit të “Fair Play” Financiar.

Branko vuri në dukje kjo gjykatë është i vetmi institucion në nivel europian që mund të detyrojë Komisionin Europian të bëjë një ndryshim në rregullat e futbollit kontinental, pasi “UEFA nuk ka arritur të imponojë harmonizimin”.

Avokati komentoi se nëse gjykata e vlerëson se ka ndodhur një shkelje, mund të dënojë si Francën ashtu edhe përfituesit e operacionit, në këtë rast PSG-në.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"