Levandovski tregon prapaskenat e largimit nga Bajerni: Kisha bisedime me Realin por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 18:56

Levandovski tregon prapaskenat e largimit nga Bajerni: Kisha bisedime me Realin por…

Robert Levandovski i dha lamtumirën dy javë më parë Bajern Mynih për t’u bërë pjesë e Barcelonës. Sulmuesi polak kërkoi me çdo kusht largimin nga bavarezët, edhe pse ishte një idhull në radhët e asaj skuadre. Siç ka shpjeguar vetë futbollisti në një intervistë për “Sport1”, gjithçka ishte pasojë e faktit se ndjente që duhej të provonte diçka të re para fundit të karrierës.

sdfsdfsdfsdf

Një mendim që ai e kishte bërë publik sa përfundoi sezoni, duke hapur polemika të shumta. “E di që u mërzitën shumë tifozë. Mund ta kuptoj dhe u kërkoj falje për këtë. Por në këtë moment ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për mua që të bëja të qartë që isha i gatshëm për një ndryshim. Në fund të fundit, të gjthë jemi njerëz apo jo?

Pas 12 viteve në Gjermani, ishte e qartë për mua që ‘e kam mbyllur këtu’. Doja të bëja këtë gjë të qartë, pasi sigurisht nuk ishte e lehtë për Bajernin që të pranonte një shitje në këtë fazë. Ishte një situatë e vështirë për të gjithë ata që ishin përfshirë dhe duhej të gjenim zgjidhjen më të mirë”, theksoi sulmuesi.

Shumë tifozë e thumbojnë me thirrjet për Real Madrid, duke kujtuar se ai shpesh ka qenë një objektiv i merkatos të klubit madrilen, i shtyrë nga ish-menaxheri Mark Bartel. “Nuk kam asnjë kontakt me të prej thuajse 5 vitesh. Mendimet dhe dëshirat e një personi mund të ndryshojnë në këtë periudhë kohe. Kishte bashkëbisedime me Real Madrid, por në fund nuk ndodhi asgjë. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga, këtë e kisha të qartë. Kur Barcelona i ra derës këtë herë, Barça ishte opsioni i vetëm për mua, Kishte oferta të tjera por nuk më interesonin”, deklaroi Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"