Levandovski i del kundër Rumeniges: Turi i Azisë na dëmtoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 13:42

Levandovski i del kundër Rumeniges: Turi i Azisë na dëmtoi

Bomberi polak i kam pionëve gjermanë, Robert Levandovski, ka folur lidhur me performancën e dobët në turneun aziatik dhe kohën e pakët për t’u përmirësuar. Edhe vetë tekniku italian, Karlo Ançeloti, është ankuar pas triumfit të sfidës së parë për sezonin e ri të Bundesligës se skuadra ende nuk ka shfaqur një performancë të mirë dhe kjo si pasojë e lodhjes së madhe në fazën përgatitore.

Leva demtimi shpatulla

Për këtë arsye, vetë autori i një prej golave në sfidën ndaj Leverkusenit, Levandovski, beson se ka qenë lodhja e madhe në turin aziatik një prej faktorëve që po krijojnë vuajtje për skuadrën bavareze. “Nuk kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u stërvitur e për të rikthyer formën tonë më të mirë.

Kemi pasur shumë ndeshje miqësore e përgatitore, të cilat nuk na kanë lënë shumë kohë për t’u përgatitur. Tanimë na mbetet edhe një javë nga sfida e radhës, megjithatë nuk më duket kohë e mjaftueshme për të qenë në 100%-shin tonë”, tha Levandovski.

levandovski

Këto deklarata nga polaku kanë bërë që edhe vetë trajneri italian të mos mbajë asnjë qëndrim duke qenë se është i vetëdijshëm për lodhjen e madhe që ka pushtuar kampionët gjermanë.

LEVANDOVSKI NË KUNDËRSHTIM ME RUMENIGEN

Falë këtyre deklaratave, bomberi polak ka rënë në kundërshtim me kreun ekzekutiv Rumenige, i cili e ka cilë- suar turneun aziatik si një sukses total duke thënë: “Kemi arritur të përmbushim të gjitha synimet tona. Ka qenë një udhëtim i shkëlqyer ku çdo gjë ka shkuar më së miri, madje mbi parashikimet tona”.

Levandovski

Edhe presidenti i skuadrës bavareze, Uli Hënes e ka vlerësuar këtë rrugëtim me tone jo fort të larta. Pas disa minutash në ndeshjen me italianët e Milanit, ai është prekur së tepërmi teksa shihte skuadrën e tij të mposhtej me rezultatin 4-0.

Madje edhe trajneri i Lajpcigut, Ralf Hazenhytl ka kritikuar këto sfida miqë- sore si ato të turneut aziatik, duke i cilësuar si shkatërruese për gjendjen e lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"