Levandovski do t’i kushtojë shtrenjtë Barcelonës, ja shuma që katalanasit do të duhet t’i paguajnë Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 13:33

Levandovski do t’i kushtojë shtrenjtë Barcelonës, ja shuma që katalanasit do të duhet t’i paguajnë Bajernit

Në dukje Barcelona rezulton ta ketë humbur disi interesin për të firmosur me Robert Levandovskin, por në të vërtetë nuk është kështu. Klubi katalanas po kërkon dëshpërimisht për të firmosur me yllin polak të Bajernit.

levandovski

Dhe siç bën me dije gazeta “Marca”, Barcelona e ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me polakun: Robert Levandovski do të veshë fanellën blaugrana duke nisur nga sezoni i ri, por operacioni ka ngecur deri në sqarimin e situatës financiare të klubit. Bisedat me lojtarin kanë përparuar, teksa më e vështirë duket marrëdhënia me Bajernin.

Po flasim për një klub që nuk i pëlqen të përforcojë një rival të drejtpërdrejtë. Për të mos thënë që bavarezët nuk kanë as nevojë financiare për ta transferuar. Me këta dy faktorë kushtëzues, te Barcelona tashmë janë pajtuar me idenë se do të duhet të gërmojnë edhe më thellë xhepat për të afruar Levandovskin. Sipas gazetës spanjolle në fjalë, edhe pse fillimisht u fol se operacioni mund të jetë rreth 30 milionë euro, vlerësimet e fundit tregojnë se do të jetë më afër 50 milionëve se 30 milionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"