Leja e veçantë nga qeveria angleze/ Konfirmohet axhenda, ja ku do të zhvillohet sfida Shqipëri-Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:53

Leja e veçantë nga qeveria angleze/ Konfirmohet axhenda, ja ku do të zhvillohet sfida Shqipëri-Angli

U aludua se mund të kishte një spostim për sa i përket stadiumit ku do të zhvillohet sfidës Shqipëri-Angli, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, por tashmë duket gjithçka e konfirmuar. Ky takim do të zhvillohet më 28 mars në “Air Albania”.

Air Albania

Mediat britanike bëjnë me dije se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar në vendin tonë me gjithë bllokimin e linjave që nga 22 dhjetori.

Kujtojmë që gjithë kjo situatë kaotike është shkaktuar për shkak të Koronavirusit që po bën kërdinë në të gjithë botën. Së fundmi ndryshoi edhe internerari për sa i përket ndeshjeve të Champions-it, ku skuadrat angleze u detyruan të përballeshin me kundërshtarët e tyre në fusha neutrale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"