Legjenda Macola injoron Milanin: Napoli, kundërshtari ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 22:00

Legjenda Macola injoron Milanin: Napoli, kundërshtari ynë

Sandro Macola, legjenda e Interit, nuk mundet veçse të projektojë zikaltrit si kampionët e ardhshëm të Italisë, por ndërsa siç thotë ai ecuria e tyre ka qenë fantastike, ai ka edhe disa këshilla për klubin e tij të zemrës.

macola

“Interi është favoriti absolut, për mënyrën si po e zhvillon këtë sezon, por Inzagi e di mirë se nuk ka mbaruar akoma”, ka thënë ish-futbollisti që ka sfumuar rëndësinë e Milanit duke kërkuar kujdes nga Napoli.

“Unë mendoj se Napoli është më i avantazhuar se Milani, ndaj mendoj se ata do të jenë kundërshtarët e vërtetë të Interit gjatë këtij sezoni nëse e lejojnë dëmtimet dhe infektimet nga COVID-19. Gjithsesi, nuk duhet lënë pas dore edhe Atalanta, që ka futbollistë që duhet të merren në konsideratë dhe kanë një trajner si Gasperini që bën shumë mirë në pjesën e dytë të sezonit”, përfundoi Macola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"