Leao është gati për Elbasanin, zgjidh ngërçin me dokumentet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 19:14

Leao është gati për Elbasanin, zgjidh ngërçin me dokumentet

Elbasani është duke vijuar përgatitjet në kompleksin “Shefqet Lamçja”. Prurje të reja nuk ka, e megjithatë lajmet e mira nuk mungojnë. Abner Leao dos Santos mund të quhet përforcimi i parë i verdhebluve.Elbasani

Braziliani i ardhur në verë nuk mundi dot kurrë të luante për shkak të problemeve me dokumentacionin. Por tanimë kjo çështje është mbyllur dhe ai mund të vihet nën urdhrat e teknikut Shkëlqim Lleshanaku. Mesfushori 24-vjeçar luan në mesin e fushës dhe në bazë të karakteristikave që ka treguar në stërvitje, shihet si një vlerë e shtuar.

Gjithashtu me skuadrën është federuar që në verë edhe braziliani tjetër, Luis Ribeiro, por nuk u preferua për asnjë minutë deri më tani në kampionat. Megjithatë, afrimi i një futbollisti është shumë pak për të shpresuar te qëndrimi në kategori.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"