Largohet nga Kroacia?! Trajneri Zlatko Daliç merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 16:35

Largohet nga Kroacia?! Trajneri Zlatko Daliç merr vendimin

Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç ka bërë një punë të madhe me ekipin e Kroacisë në Botëror, por duket se ka ardhur koha që kjo lidhje të prishet. Ka qenë vetë trajneri kroat që e ka vendosur largimin. Ai e kishte thënë edhe më parë por pritja madhështore në Zagreb bëri që ai të mendohej dy herë.

zlatko dalic

“Tani është koha ideale të largohem, kam marrë vendim me familjen time. Megjithatë, kur pashë atë pritje në Zagreb më ka bërë të shqyrtoj vendimin tim”, tha Dalic.

Ai rrëfeu edhe gjëra të cilat nuk janë parë nga tifozët duke thënë se një pjesë e botës së futbollit kërkonte që ta shkarkonin trajnerit pas humbjes me Francën.

zlatko-dalic

“Jeta më ka mësuar se gjëja më e bukur është që të largoheni kur ju jeni në krye, kur ju jeni në momentin më të mirë, ashtu si edhe Zidane”.- vazhdoi më tej Daliç.

 

Ndërsa për sa i përket qëllimit të ekipit në të ardhmen, ai u shpreh: Të fitojë kampionatin evropian. Sipas asaj që lojtarët kanë treguar, grup kompakt, të bashkuar, ata mund ta arrijnë atë, unë jam i sigurt,”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"