Largimi i Nicës, Bylisi i beson pankinën ish-trajnerit të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 10:34

Largimi i Nicës, Bylisi i beson pankinën ish-trajnerit të Kukësit

Pas largimit të Starvri Nicës për arsye shëndetësore, skuadra e Bylisit ishte në kërkim të një trajneri dhe presidenti i klubit Besnik Kapllanaj ka zgjedhur t’i besojë stolin ish-menaxherit të shumë klubeve shqitare, Marçelo Troisi. Braziliani së fundmi drejtoi një ekip e Kalitheas në kampionatin grek dhe mësohet se shumë shpejt do të marrë drejtimin e mallakastriotëve.

Bylis

41-vjeçari ka punuar më parë edhe me Partizanin, Skënderbeun, Kukësin dhe e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar. Ai drejtoi në disa ndeshje europiane si trajner i parë, verilindorët e Kukësit, por pa arritur të korë sukses.

Troisi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"