Largimi i Moreiros dhe Mikolit, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 16:26

Largimi i Moreiros dhe Mikolit, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Dinamos

Olsi Uku mund të jetë trajneri i ri i Dinamos. Klubi e pati paralajmëruar që dje që do t’i besohet një shqiptari dhe kandidati më potencial është pikërisht ai. Sot ndoshta do të mësohet diçka më shumë, pasi koha nuk premton.

ukuuu

Jo më larg se nesër, blutë do të presin në Pezë-Helmës Veleçikun për llogari të javës së 13-të. Drejtuesit mendojnë se ai është i duhuri jo vetëm se është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në pankinë.

uku tirana

Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana. Kur pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk kanë ndryshuar, askush më mirë se ai nuk mund ta marrë përsipër këtë detyrë.

mIKOLI MOREIRO

E megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që klubi të zgjedhë dikë tjetër. Ajo që është e sigurt, Dinamo ka hequr përfundimisht dorë nga italianët.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Largimi i Morieros, reagon presidenti i Dinamos: I japim mbështetje trajnerëve shqiptarë…

Mikoli “plas bombën” pas largimit nga Dinamo: Nuk na paguan, s’do kisha shkuar nëse…

ZYRTARE/ Rrufe në qiell të hapur, Moriero dhe Mikoli largohen nga Dinamo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"