Largimi i Alijevit nga Kukësi, trajneri Milinkoviç: I mirë, por nuk dha asgjë. I urojmë suksese në jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2017 | 18:05

Largimi i Alijevit nga Kukësi, trajneri Milinkoviç: I mirë, por nuk dha asgjë. I urojmë suksese në jetë…

Në intervistën para ndeshjes së fundit që Kukësi do të luajë në shtëpi përballë Luftëtarit, trajneri Milinkoviç ka folur për këto 90 minuta ndaj ish-ekipit të tij, si dhe për largimin e Alijev nga Kukësi.

milinkovic

“Pse u largua Alijev? Ai erdhi tek Kukësi në verë, dhe nuk dha atë që prisnim. I urojmë suksese atje ku ka shkuar, dhe të ketë një karrierë të mirë. Për mua ishte një lojtar i mirë, por nuk u ambientua dot me ambientin shqiptar. Besoj se Guri do ta plotësojë boshllëkun e tij.”

“Sfida me Luftëtarin? Besoj se do e mbyllim vitin me fitore. Luftëtari është ekip i mirë dhe i vështirë, por shpresojmë dhe besojmë se do të fitojmë ndaj tij. Për mua Luftëtari nuk është vetëm në dy ndeshjet e fundit, ka luajtur po aq bukur edhe në ndeshjet që ka humbur.

Ymeraj ka firmosur me Kukësin? Njoftimin zyrtar do ta merrni nga klubi. Jemi përqendruar në ndeshjen e radhës, ajo që na preokupon është të fitojmë ndaj Luftëtarit. Kur të mbarojë kjo ndeshje do të kemi kohë të mjaftueshme për të parë se cili lojtar do të afrohet dhe cili do të largohet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"