Lajmi i mirë për Kukësin, bie “alarmi” për 3 titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 8:56

Lajmi i mirë për Kukësin, bie “alarmi” për 3 titullarët

Agim Ibraimi, Patrik Eze dhe Vesel Limaj patën probleme pas ndeshjes me Vllazninë, madje tre sulmuesit dolën para kohe nga fusha për shkak të lëndimeve të pësuara. Por dita e djeshme ka sjellë lajme të mira për të dëmtuarit, ku pas ekzaminimeve mjekësore ka rezultuar se nuk ka arsye për t’u alarmuar.
ibraimi
Kështu që sot ose nesër të tre lojtarët do të zbresin në terrenin stërvitor për të qenë gati në prag të ndeshjes me Apoloninë. Me shërimin e lojtarëve të infektuar dhe gatishmërinë e Ibraimit, Ezesë dhe Limajat, Kukësi është i plotë për të shtunën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"