Lajmi i keq për Skënderbeun, konfirmohet mungesa e një titullari ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 15:33

Lajmi i keq për Skënderbeun, konfirmohet mungesa e një titullari ndaj Partizanit

Tefik Osmani është mungesa e rëndësishme e Skënderbeut për ndeshjen e së shtunës kundër Partizanit. Dëmtimi i pësuar në Kiev duket se ka rezultuar i rëndë për lojtarin korçar, të cilit do t’i duhen të paktën dhjetë ditë rikuperim që të rikthehet në fushë.

Osmani

Një lajm i keq ky për trajnerin Ilir Daja, në një kohë që Osmani është një pikë e rëndësishme referimi në mesfushën bardhekuqe, duke luajtur në rolin e një kontrollori përpara mbrojtjes. Mungesa e tij vjen në një pikë të rëndësishme të sezonit, ku pas barazimit në Kamzë, skuadrës i duhet tashmë të thyejë Partizanin.

lilaj osmani jashanica latifi

Osmani pritet të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Jang Bojs, që luhet të enjten e ardhshme. Ndërkohë, lajm i mirë për Dajën është rikthimi ndaj Partizanit i mbrojtësit tjetër titullar, Bajram Jashanica, që e ka kaluar dëmtimin.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"