Rinovimi i parë te Dinamo, blutë nënshkruajnë vazhdimin e kontratës me 33-vjeçarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2021 | 16:11

Rinovimi i parë te Dinamo, blutë nënshkruajnë vazhdimin e kontratës me 33-vjeçarin

Dinamo mendon edhe për rinovimet. Pasi zyrtarizuan 3 afrimet cilësore në merkato, Skukwn, Sofranacin dhe Bardhin, blutë kryeqytetas ka nënshkruar ditën e sotme vazhdimin e kontratës me portierin 33-vjeçar Edvan Bakaj.

Bakaj Edvan

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.  Ndërkohë pas rinovimit ka reaguar edhe vetë gardiani i cili shkruan: “Krenar që jam pjesë e një projekti të madh për ta rikthyer Dinamon aty ku i takon, mes me të mirëve të futbollit shqiptar. Do ja dalim”, ishin fjalët e Bakajt pas rinovimit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Portieri Edvan Bakaj, rinovimi i parë

FK Dinamo ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Edvan Bakaj.

Portieri, një nga shtyllat e sezonit të kaluar, ka besimin e drejtuesve për vazhdimin e bashkëpunimit për projektin madhor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"