Postuar: Janar 11, 2021 | 20:05
Përmbytjet, FSHF merr vendimin e papritur për ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë
Nëpërmjet një vendimi zyrtare, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se ditën e sotme është vendosur shtyrja e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.
Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.
Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit.
Kujtojmë që ditën e mërkurë ishin planifikuar të luheshin sfidat e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë, teksa dje u zhvilluar përballja mes Devollit dhe Memaliajt.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
