Luftëtari siguron firmën e fantazistit në limitin e federimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 18:42

Luftëtari siguron firmën e fantazistit në limitin e federimeve

Nuk ka më dilema, Erjon Vucaj është zyrtarisht lojtar i Luftëtarit. Lajmin e konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë presidenti i klubit gjirokastrit, Grigor Tavo.

luftetari

Sot në Shkodër është mbledhur bordi drejtues i klubit dhe ka dhënë miratimin që Vucaj të luajë si i huazuar te Luftëtari për Kupat e Europës. Menjëherë klubi gjirokastrit ka dërguar dokumentacionin në UEFA.

luftetari

Sot deri në orën 24:00 ishte afati i fundit për listën e lojtarëve që do të federoheshin. Vucaj do të jetë tashmë i gatshëm për trajnerin Millosh Kostiç në ndeshjen e parë ndaj letonezëve të Ventspils, që do të luhet më 12 korrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"