Laçi bën afrimin e parë, firmos me mesfushorin e Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2021 | 14:38

Laçi bën afrimin e parë, firmos me mesfushorin e Tomorit

Laçi ka bërë afrimin e parë zyrtar në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon se mesfushori Klinti Qato ka arritur marrëveshjen me drejtuesit kurbinas.

klinti qato

Në sezonin e fundit Qato ka qenë pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë, ndërsa është afirmuar në Superiore si pjesë e Teutës dhe Luftëtarit.

Dy sezone më parë mesfushori luajti në elitë me gjirokastritët 22 ndeshje. Lojtari durrsak u bë protagonist së fundmi në takimin “play out”, Kastrioti-Tomori, duke shënuar golin e vetëm për beratasit në humbjen 2-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"