Ikën Klevis Dalipi, ja kush e drejtoi sot Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 16:28

Ikën Klevis Dalipi, ja kush e drejtoi sot Partizanin

Partizani ka zbritur sot në fushë për të vijuar përgatitjet për ndeshjet e Europës. Skuadra ditën e sotme është drejtuar nga trajneri i Partizanit B, Genc Mahmutaj, ndërsa mësohet se Klevis Dalipi është zyrtarisht i larguar nga “demat e kuq”.

Dalipi

Pritet që në ditët e ardhshme të emërohet edhe tekniku i ri i kryeqytetasve. Deri në emërimin e trajnerit të ri, skuadra do të drejtohet nga Mahmutaj. Skënder Gega, Mladen Milinkoviç dhe kroati Tokiç, janë 3 kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e të kuqve.

Mahmutaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"