Lajmi i fundit/ Elez Gjoza flet pas dorëheqjes: Ja çfarë duhet të ndryshojë pasardhësi im (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 17:32

Lajmi i fundit/ Elez Gjoza flet pas dorëheqjes: Ja çfarë duhet të ndryshojë pasardhësi im (Video)

Presidenti i Federatës Shqiptarë të peshëngritjes, Elez Gjoza, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas skandalit të dopingut të peshëngritëses Romela Begaj. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe videon e momentit kur Gjozaj rendit arsyet e dorëheqjes.

elez gjoza

Ai thotë ndër të tjera se pasardhësi i tij duhet të tregohet më i rreptë, madje të ketë edhe penalizime.

“Federata është e shqiptarëve, federata nuk është e Presidentit dhe as e anëtarëve të kryesisë. Ne këtu jemi që kjo federatë me të mirat dhe të këqijat e veta ka shkëlqyer por edhe s’ka shkëlqyer, të edukojë brezat e rinj të sportistëve se ajo medalje e marrë pa të drejtë nuk ju takon”,- u shpreh Gjoza.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/ekskluzive-elez-gjoza-flet-pas-doreheqjes-cfare-duhet-te-ndryshoje-pasardhesi-im-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"