ZYRTARE/ Dinamo nuk humbet kohë, prezantohet trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:59

ZYRTARE/ Dinamo nuk humbet kohë, prezantohet trajneri i ri

Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos. Klubi e pati paralajmëruar që dje që do t’i besohet një shqiptari dhe kështu ndodhi.

olsi uku

Siç njoftoi edhe “Panorama Sport”, mëngjesin e sotëm, Uku do të jetë trajneri më i ri i Dinamos, pas një largimi  të papritur ditën e djeshme të Françesko Moriero.

Uku jo vetëm që është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në pankinë. Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana. Kur pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk kanë ndryshuar, askush më mirë se ai nuk mund ta merrte përsipër këtë detyrë.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.

Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.

Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

222

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"