Lajme të mira për Vllazninë, dy lojtarë bashkohen me pjesën tjetër të ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 9:45

Lajme të mira për Vllazninë, dy lojtarë bashkohen me pjesën tjetër të ekipit

Mesfushori brazilian, Hygor Gonçalves, dhe ai moldav, Eugenio Sidorenko, nuk janë larguar ende nga Shkodra. Gjithsesi, prej dy ditësh të dy janë shfaqur në stërvitje, duke nisur madje përgatitje me grupin, ndërsa më parë pretendonin se vuanin nga dëmtimet.vllaznia hygor

Nga ana e stafit nuk jepen detaje, por dyshimet për sjelljen e disa të huajve kanë qenë të mëdha së fundmi. Mesa duket, lëvizjet në klub dhe ardhja e një sponsori si Alban Xhaferi, mund të ketë bërë që Hygor dhe Sidorenko të ndryshojnë mendje.

Megjithatë, varet tashmë nëse trajneri Hysen Dedja do të fusë në planet e tij këta dy lojtarë. Gjasat janë që Sidorenko të jetë në fushë që nga minuta e parë ndaj Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"