Lajme pozitive për Ahmatajn, ishi i Kombëtares nis stërvitjen me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 22:19

Lajme pozitive për Ahmatajn, ishi i Kombëtares nis stërvitjen me Tiranën

Tirana do të luajë të shtunën me Kukësin në transfertë. Veç pesë mungesave që ka ekipi, këtë takim nuk do të jetë as Erjon Hoxhallari. Lajmi i mirë dje ishte fakti që Gentian Selmani ka nisur stërvitjen në fushën e lojës.

selmani

Nga ana tjetër, 15 ndeshje ka drejtuar Julian Ahmataj në ekipin e Tiranës këtë sezon. Skuadra ka grumbulluar pesë fitore, pesë barazime dhe pesë humbje me një golavarazh 27:22 dhe duke grumbulluar 20 pikë ose 1.33 për takim.

Ekipi shpreson që të ringrihet në dy sfidat e radhës ndaj verilindorëve dhe Erzenit që të shkojë në derbi me moralin më të mirë të mundshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"