Lajm i trishtë për Khabib, humbet njeriun e afërt prej koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 18:06

Lajm i trishtë për Khabib, humbet njeriun e afërt prej koronavirusit

Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap ka vdekur si pasojë e Koronavirusit. Babai i mjeshtrit të arteve marciale Khabib ka qenë i shtruar prej javësh në një spital në Moskë pasi pësoi infarkt pasi më herët kishte rezultuar i prekur nga COVID-19.

khabib

Vdekja e tij u lajmërua nga lideri çeçen Ramzan Kadirov me mesazhin: “Lajme të trishta mbërriten tek unë, që Abdulmanap Nurmagomedov ka ikur nga kjo botë”. Abdulmanap ishte babi i Khabib i cili është kampion në sportin e kik-boksit në MMA, pasi mundi në finale Konor Mekgregorin.

Lajmi më pas u konfirmua edhe nga rrjeti televiziv sportiv “RT Sport”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"