Ndryshim axhende, FSHF-ja shtyn sërish rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ja data e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 23:29

Ndryshim axhende, FSHF-ja shtyn sërish rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ja data e re

Rinisja e Kategorisë së Parë dhe të Dytë shtyhet sërish. Në një vendim të fundit të sektorit të Garave të FSHF-së u ra dakord që rifillimi i aktivitetit në nivelin e dytë dhe të tretë të futbollit shqipar të lihet për datën 6 shkurt.
LOGO-BACKGROUND12
Shkak është bërë përkeqësimi i motit, i cili pritet të sjellë reshje të shumta shiu në mbarë vendin. Shumë klube kanë vuajtur këtë fillimviti për fushat e lojës teksa janë rënduar nga reshjet.

Njoftimi FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish.

Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht 6 shkurt 2021.

Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

fshf

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"