“Lacio duhet të ëndërrojë”, Kristian Vieri: Te Interi nuk shoh një çështje “Eriksen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 18:20

“Lacio duhet të ëndërrojë”, Kristian Vieri: Te Interi nuk shoh një çështje “Eriksen”

“A ekziston një çështje ‘Eriksen’ tek Interi? Unë nuk e kam parë atë në telashe, me çfarë duhet të mësohet? Topi është i njëjtë kudo, ju luani 11 kundër 11 në fushë. Personalisht nuk i shoh këto probleme, ai ka luajtur gjithmonë mirë”.Vieri

Duke folur për “Tiki Taka”, Kristian Vieri iu përgjigj kështu pyetjes mbi situatën që po përjeton Kristian Eriksen te zikaltrit, i aktivizuar shumë pak nga trajneri Antonio Konte. Mesfushori danez e nisi nga stoli ndeshjen e fundit të Serisë A, të humbur 2-1 kundër Lacio, dhe e pa fushën vetëm 17 minuta nga fundi.

Aktivizimi i tij në çastet finale nuk ndikoi në rezultat. Megjithatë, Vieri e konsideron diçka normale përdorimin e paktë të 27-vjeçarit dhe aspak një problem: “Italianët duan të krijojnë një çështje edhe këtu, mbi një lojtar që u transferua ditën tjetër në Itali… Çdo herë që hyn në fushë, e kam parë të luajë shumë mirë, gjithmonë. Në Lacio-Inter shpiku një asist brenda 10 minutash”.

LACIO – Nga studiot e programit televiziv sportiv, ish-sulmuesi i të dyja skuadrave ka folur edhe për rrugën që mund të ndjekë ekipi i Simone Inzagit në kampionat. Pas suksesit kundër zikaltërve, kryeqytetasit u ngjitën në vend të dytë të klasifikimit, vetëm 1 pikë prapa Juventusit kryesues.FBL-ITA-SERIEA-LAZIO-INTER-1581888716

Të shumtë janë ata që kanë nisur të mendojnë një fitore të mundshme të titullit nga bardhekaltrit dhe një prej tyre është edhe “Bobo”: “Lacion e konsideroj një kockë shumë të fortë, po zhvillon një kampionat shumë të bukur. Tani është e detyruar të luftojë për titullin deri në fund, meqenëse ndodhet vetëm një pikë larg Juventusit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"