Laçi pret frytet e strategjisë së këtij sezoni, të rinj dhe lojtarë të Kombëtareve duhet të ringrejnë kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2023 | 19:32

Laçi pret frytet e strategjisë së këtij sezoni, të rinj dhe lojtarë të Kombëtareve duhet të ringrejnë kurbinasit

Laçi i drejtuar nga Stavri Nica ka mbajtur një profil të ulët në këtë periudhë, duke bërë një merkato e cila ka qenë e fokusuar vetëm te lojtarët e rinj.

laci vora

Dështimi në sezonin e kaluar me mosarritjen e asnjë objektivi, edhe pse u afruan disa prej emrave më të spikatur të kampionatit, bëri që klubi të ndryshojë komplet strategji. Fillimisht u larguan plot 12 futbollistë nga sezoni i fundit: Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Majkëll Babatunde, Mentor Mazrekaj, Vasil Shkurtaj, Renato Ziko, Albi Alla, Saliu Guindo, Alvi Mezani dhe Nikolin Duka.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit studiuan mirë situatën dhe afruan lojtarë që janë pjesë e Kombëtareve të moshave U19 dhe U-21 si Agan Mjaki, Ersi Syla, Ajdi Dajko, Emanuil Guci, Orgi Cena, Khalil Taleb, Luis Paulo Silva Zhunior, Ortelio Biba, Ledjo Tresa, Anderson Filipi dhe Altin Kryeziu.

Gjithashtu erdhi si përforcim për sulmin anglezi Ronald Sobovale, ndërsa edhe braziliani Luis Paulo Silva Zhunior për mbrojtjen. Të gjithë pritet të debutojnë të dielën në ndeshjen e javës së parë, teksa Laçi pret Erzenin në orën 17:00. Skuadra e Nicës është e gjitha për t’u parë, teksa kanë mbetur vetëm titullarë si Dajsinani, Ujka, Spahiu, Qato dhe Manellari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"