Laçi në kërkim të një mbrojtësi, lojtari i Skënderbeut qëndron në “pole”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 12:59

Laçi në kërkim të një mbrojtësi, lojtari i Skënderbeut qëndron në “pole”

Laçi vazhdon përgatitjet në fushë, por njëherësh në zyra. Vëmendja e drejtuesve është e përqendruar vetëm te merkatoja, ndërsa po lëvizin që të gjitha gurët për të plotësuar dëshirën e fundit të Gentjan Mezanit.

Laci2-470x363

Ky i fundit kërkon edhe një qendërmbrojtës për të kompletuar organikën. Deri më tani, kurbinasit kanë afruar Ndriçim Shtubinën, Silvio Zogajn, Arbër Beqajn, megjithatë, që skuadra të jetë gati për të përballuar pjesën e dytë të sezonit, pritet edhe një afrim.

Vetë trajneri i ka të qarta idetë, ndaj nuk e quan të mbyllur merkaton pa i ardhur një qendër. Në “pole” mbetet Bruno Lulaj për këtë pozicion, megjithatë transferimi i tij nga Skënderbeu në Laç nuk po merr ende zgjidhje.

Mezani1-470x312

Hapësirat për Lulajn kanë qenë të pakta në Korçë, ndaj drejtuesit shpresojnë që ai të rikthehet te bardhezinjtë si i huazuar.

Korçari konsiderohet i duhuri për kurbinasit, pasi ai është një “xhol” në kuptimin e plotë të fjalës, pasi veç qendrës së mbrojtjes mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor shkatërrues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"