Laçi në formë para Ligës së Konferencës, kurbinasit e Duros mposhtin edhe… Llapin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 20:29

Laçi në formë para Ligës së Konferencës, kurbinasit e Duros mposhtin edhe… Llapin

Pas triumfit ndaj Gjilanit, me rezultatin 2-1, Laçi i Shpëtim Duros, regjistroi një tjetër sukses në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme, teksa mposhti 0-2, Llapin e trajnerit Batatina.

Laci

Ishte Spahiu, i cili në pjesën e parë, shënoi golin e avantazhit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Ujka vulosi shifrat në 2-0. Vlen të theksohet fakti se në këtë duel Mazrekaj shpërdoroi një 11-metërsh.

Trajneri i Llapit, Batatina, la pushim në këtë test miqësor, disa nga titullarë, si Avdyli, Ramadani, Rivera, Progni, e Fernandao, kurse në pjesën u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të rinj që ishin të grumbulluar me ekipin për të parë formën e tyre momentale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"