Laçi në alarm para ndeshjes me Tiranën, pritet të mungojë lojtari kryesor dhe 2 titullarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 10:33

Laçi në alarm para ndeshjes me Tiranën, pritet të mungojë lojtari kryesor dhe 2 titullarë të tjerë

Laçi në alarm për sfidën me Tiranën. Bardhezinjve në prag të sfidës me bardheblutë rrezikon t’u mungojë në gjysmë skuadre. Kështu thonë të paktën burime pranë skuadrës së Laçit. Braziliani Teko nuk luajti as javën e shkuar dhe rrezikon që edhe këtë sfidë të mos jetë në fushën e lojës.shehu laci

Ama mungesa më e madhe pritet të jetë ajo e Nuabuezes. Sulmuesi u detyrua të lërë fushën e blertë në sfidën ndaj Bylisit. Amerikani la fushën për një dëmtim të rëndë që me shumë gjasa do ta mbajë jashtë edhe ndaj takimit kundër 24 herë kampionëve në ndeshjen e së dielës në “Air Albania”. Nuk ka mbaruar këtu, pasi veç sulmuesit që ka shënuar 17 gola, edhe blerja e verës, Ardit Deliu, është në dyshim për të qenë në fushën e lojës.

Në këto kushte, Cungut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shohë nga stoli i rezervave nga ku në sfidën e fundit erdhi edhe fitorja me golin e Rapos që sfidën me ballshiotët e nisi nga stoli. Për t’u shënuar fakti që Laçi do të luajë për herë të parë në “Air Albania”, stadiumin e ri të Shqipërisë.laci

Nga skuadrat e rretheve më parë kanë luajtur Teuta, Skënderbeu, Bylisi e Kukësi. Laçi aktualisht është në vendin e tretë të renditjes dhe kërkon medoemos qenësinë në Kupat e Europës këtë sezon, duke pasur parasysh se ekipi është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"