Laçi e nis me këmbën e mbarë vitin e ri, mposht në miqësore Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 18:08

Laçi e nis me këmbën e mbarë vitin e ri, mposht në miqësore Apoloninë

Laçi e ka  nisur me këmbën e mbarë vitin e ri, teksa ka triumfuar në miqësore ndaj Apolonisë me rezultatin 1-2.apolonia-laci

Ndeshja në përgjithësi ishte e qetë dhe me raste nga të dyja ekipet, të cilat kërkonin fitoren në këtë sfidë.

Megjithatë kurbinasit u treguan me të saktë, teksa realizuan dy herë me Nuabuezen dhe Xhixhën, duke marrë kështu fitoren e parë për këtë vit. Ndërkohë për ekipin fierak realizoi Hysenshahaj, i cili tregoi një formë shumë të mirë sot.

Kjo ndeshje i vlejti Cungut dhe Mërgjyshit për të parë gjendjen e lojtarëve të tyre, dhe ku duhet të punojnë për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"