“Laçi e ka patur më të vështirë me Vllazninë”, Lushkja: Goli i Muratajt ndaj Kukësit? Edhe unë mund të bëja detyrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 22:52

“Laçi e ka patur më të vështirë me Vllazninë”, Lushkja: Goli i Muratajt ndaj Kukësit? Edhe unë mund të bëja detyrën

Mesfushori i Laçit Regi Lushkja u shpreh se nga përballjet me skuadrat e forta të Superiores, kurbinasit kanë vuajtur më shumë ndaj Vllaznisë. Në “Sport News Plus” të “News 24”, 24-vjeçari u ndal dhe te goli i dytë i shumëdebatuar nga mesfushori i Partizanit Valentino Murataj kundër Kukësit, ku pati pretendime se futbollisti i demave nuk respektoi “fair-play”. Lushkja e konsideroi si moment delikat, por shtoi se ai do të vepronte njësoj si Murataj nëse do të ishte në të njëjtën situatë.
lushkjaaaa
“Lufta për titullin – Partizani, Teuta dhe Laçi i kanë rikuperuar gabimet e sezonit dhe Vllaznia po e ndien presionin. Kemi hasur më shumë vështirësi me Vllazninë, të them të vërtetën.

Goli i Muratajt ndaj Kukësit – Më duket një moment shumë delikat. Nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Edhe futbollistit kur i ngel topi në këmbë, do të godasë. Mund ta bëja detyrën. Mbrojtësi i Kukësit mund të bënte më shumë për ta larguar topin, por varet si e ka menduar”, deklaroi futbollisti i Laçit, Regi Lushkja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"