Kutinjo i hap sfidë Mesit: “Pleshti” unik, por e eliminoj nga Kupa e Amerikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2019 | 21:14

Kutinjo i hap sfidë Mesit: “Pleshti” unik, por e eliminoj nga Kupa e Amerikës

Me Nejmarin e dëm tuar dhe të larguar nga kombëtarja e Brazilit, Filipe Kutinjo është bërë lideri i ri i “Seleçaos”. Deri tani ka bërë ndeshje mjaft të mira dhe ka udhëhequr formacionin e Tites drejt fazës çerekfinale. Në një intervistë për mediat vendëse, ai tregon objektivin për ta fituar Kupën e Amerikës.

BARCELONA, SPAIN - APRIL 16: Lionel Messi of Barcelona celebrates his firts goal during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Manchester United at Camp Nou on April 16, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

URIMI PËR MESIN- “I dërgova një mesazh në grupin e ‘Whatsapp’-it të skuadrës së Barcelonës. Është një nder dhe kënaqësi e madhe të luash përkrah Mesit. Brenda dhe jashtë fushës së lojës është një person i jashtëzakonshëm. Më ka ndihmuar shumë dhe është njeri pozitiv”.

NEJMAR- “Të luash përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe të rëndësishëm është gjithmonë mirë. Por nuk duhet të flas shumë për këtë çështje sepse nuk e di fare se çfarë do të ndodhë”.

FUSHA- “‘Arena Korinthias’ është një nga terrenet më të mira ku kemi luajtur. Duhen edhe disa ditë nga ndeshja dhe mendoj se do të përmirësohet akoma më shumë terreni”.

TITULLARËT- “Të gjithë jemi të përgatitur dhe po stërvitemi shumë për të qenë titullarë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të kërkojmë të përmirësohemi në çdo ndeshje”.

LIDER- “Në kombëtare, përgjegjësia është gjithmonë më e madhe dhe mendon të japësh gjithmonë më shumë. Futbolli është lojë kolektive dhe duke nisur nga këtu, duhet të punojmë më shumë për të luajtur mirë”.

GRUPI- “Në grupin e ‘Whatsapp’-it të Barcelonës jemi vetëm ne lojtarët që bëjmë pjesë aktualisht. Nuk është Nejmar pjesëmarrës në këtë grup”.

EVERTON- “Është shumë i përgatitur, ka kualitet, luan mirë në mënyrë individuale, kërkon të shënojë dhe krijon intensitet në lojë. Sigurisht që mund të luajë në çdo skuadër në Europë”.

ARTUR- “Është një kampion i vërtetë dhe me kualitet të jashtëzakonshëm. Ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe shpresojmë që bashkë të arrijmë gjëra të mëdha në Kombëtare. Duam Kupën e Amerikës, pavarësisht se në gjysmëfinale mund të luajmë ndaj Argjentinës”.

INTERI- “Ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe në një moment të shkurtër ndodhën disa gjëra. Kam kaluar momente të vështira, por gjithmonë jam ringritur. Kur shkova tek Interi isha shumë i ri dhe u përballa me një kulturë ndryshe. Por në Itali kam mësuar shumë”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"