Kushti për pesë ndeshjet e skuadrës pukjane, kryebashkiaku Doda kërkon 15 pikë nga Tërbuni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 23:04

Kushti për pesë ndeshjet e skuadrës pukjane, kryebashkiaku Doda kërkon 15 pikë nga Tërbuni

Ndërprerja e kampionatit i jep mundësi Tërbunit që ta marrë vetën deri më 30 mars. Pukjanët janë të favorizuar pasi në pesë takimet e fundit të kampionatit, tri do t’i luajnë në shtëpi, kundër Murlanit, Sopotit e Veleçikut.

RROK DODAJ

Ndërsa në transfertë do të luajnë me Besëlidhjen dhe Adriatikun. Kryebashkiaku i Pukës, njëkohësisht edhe president i Tërbunit, Rrok Doda, për “Panorama Sport” u shpreh: “Pas barazimit me Ilirinë, Tërbuni u shpërblye me tri pikë kundër Naftëtarit dhe për këtë i përgëzoi lojtarët. Për barazimin me fushëkrujasit nuk di të jap një shpjegim.

Nuk e kam kuptuar si erdhi. Na kanë mbetur edhe 5 takime për të mbyllur kampionatin dhe u kam kërkuar lojtarëve dhe trajnerit të bëjnë të pamundurën të marrin 15 pikët, por do të jem i kënaqur edhe me 13 të tilla. Pasi të mbyllen ndeshjet e kampionatit do të shohim pastaj për ‘play off’-in, nëse do të arrijmë t’i kalojmë me sukses.

Objektivi ynë sezonal ka qenë vendi i parë ose i dytë dhe pozicionimi i ekipit më ka zhgënjyer. Kam besim se do të arrijmë në fazën ‘play off’ dhe do ta kalojmë me sukses. Trajneri Bardhi po punon fort me ekipin dhe do t’ia dalë ta ngjisë ekipin në të Parën”.

GANI PEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"